Policia i kalon në heshtje dy atentatet në Tiranë. Të përfshirë emra të njohur të botës së krimit

Ngjarjet e së hënës në kryeqytet ku mbeti vrarë 1 person dhe u plagosën 3 të tjerë u shoqëruan ne konfuzion në media si për rrethanat e dy atentateve ashtu dhe për emrat e përfshirë në këto ngjarje kriminale.
Raportimet në media ishin nga burime jo zyrtare dhe nuk dhanë asnjë panoramë të qartë të dinamikës së dy atentateve. Për vetë peshën e këtyre ngjarjeve që tronditën qetësinë e kryeqytetit pas festave, policia duhet të mbante një qëndrim transparent dhe sqarues për publikun dhe median. Por ajo nuk dha asnjë detaj, qoftë edhe paraprak për atë çfarë ka ndodhur në mes të Tiranës.
Në kushtet e mungesës së informacionit nga policia mediat kanë dhënë versione të ndryshme mbi ngjarjet, duke fshirë e korrigjuar emrat e personave të dyshuar si autorë si dhe viktimës apo të plagosurit.
Është e disata herë që policia i kalon në heshtje ngjarje të tilla ku protagonistë janë emra të përfolur të krimit dhe të skeduar për disa vepra kriminale, ndërsa nuk ka nguruar të dalë në konferenca shtypi për ngjarje të rëndomta.
l.m
Comments
Fajtor per kete sjellje te
<p>Fajtor per kete sjellje te Policise Tahirjane jeni edhe ju Media qe i turreshit Berishes edhe kur thoshte te vertetat per bandeen e Rruges se Kavajes qe jane sponzoret e Tahirt e Rames ne pushtet. Turp te keni qe jeni bere te gjithe pale me krimin per dy aspra te qelbta Komunistesh. Ri-ardhja ne pushtet e demokracise duhet medoemos te pasohet me spastrimin e Medias nga ky llum kriminal qe e zoteron sot.</p>
Amon mor daj nuk u lodhet
<p>Amon mor daj nuk u lodhet duke sha robt si "komunista". Po keni nje sekretar partie ne krye prej 24 vjetesh per vete mor burre i dheut. Sekretar partie qe i ka duart me gjak, pavaresisht sa i kane dhe rivalet e tij. </p><p>Sa per policine, dihet parrulla: Bravo Cuna! Didi ka bere ndonje foto si boksier dje? Te statistikat e Tahirit per sukseset e vitit nuk u perfshi kjo ngjarje besoj? Per Santon u zbulua gje?</p>
Add new comment