Akuzohen për armëmbajtje pa leje Shullazi e Dani, por nuk ka prova. Edhe pse me plagë, dalin nga spitali

Të akuzuar nga policia për armëmbajtje pa leje, Emiljano Shullazi dhe Gilmado Dani gjithsesi janë lënë të lirë sot për mungesë provash. Shullazi qëndroi gjatë gjithë natës në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mjekët thanë se një plumb e kishte marrë në shpinë, por 36-vjeçari nuk ishte në rrezik për jetën. Rreth orës 10 paradite, megjithëse i plagosur, Shullazi kërkoi të lërë ambientet e Spitalit të Traumës dhe nisi procedurat e daljes. Vetëm pak pas kërkesës së tij, policia ndërhyri për t’i treguar rrugën e Komisariatit Nr.2 nën akuzën për armbajtje pa leje. Nën të njëjtën akuzë është shoqëruar edhe miku i tij Gilmando Dani edhe ky i plagosur në të njëjtin atentat. Por pas marrjes në pyetje dy miqtë janë lënë të lirë në mungesë të provave. Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani dyshohet se u qëlluan me breshëri plumbash ndërsa udhëtonin me makinën e tyre në Qafe-Kashar.
a.k
Add new comment