Një grua kamikaze shpërthen në qendër të Stambollit: vritet një polic në qendrën turistike. Sulmi, vepër e një lëvizjeje të ekstremit të majtë

Sulmi ndodhi para selisë së policisë, jo shumë larg nga sheshi Sultanahmet, pohojnë burime nga ana e Frontit Revolucionar të Lëvizjes Çlirimtare, lëvizje, e afërt e ekstremit të majtë. Një efektiv blu ka gjetur vdekjen ndërsa dy policë kanë mbetur të plagosur në Stamboll, kur një femër është hedhur në ajër, në afërsi të selisë së policisë, në sheshin qendror Sultanahmet, aty ku ndodhet dhe e famshmja Xhamia Blu. Gruaja, siç raporton e përditshmja “Hurriyet”, fliste anglisht. Guvernatori i Stambollit, Vasif Sahin ka shpjeguar se atentatorja ka deklaruar në anglisht se kishte harruar portofolin në komisariat. Sipas agjencisë lokale Cihan, gruaja “u aktivizua pak para kohe se të hynte në ndërtesën e policisë, ndërsa rojet në hyrje e kishin penguar atë”. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e njërit prej policëve, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Sulmi u mor përsipër nga Fronti Revolucionar i Çlirimit (DHKP-C), një lëvizje e afërt e ekstremit të majtë. Një militant javën e kaluar lëshoi një bombë në afërsi të pallatit Dolmanbahce në Stamboll, seli e Kryeministrit.
l.v
Add new comment