Qeveria del nga tradita, jep edhe spitalet me koncesion..

Qeveria shesh si zgjidhje për përmirësimin e sistemi shëndetësor dhënien me koncesion të spialeve publike. Bëhet fjalë për një projekt që do të nisë fillimisht me privatizimin e kontrollit bazë mjekësor, si dhe shërbimin e dializës në siptalet e Korçës, Vlorës e Shkodrës. Qeveria shpreson që gjatë kësaj faze të japë me koncesion edhe administrimin e një spitali rajonal dhe menaxhimin e mbetjeve spitalore.
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili lançoi projektin tha se nëpërmjet formatit të ri të marrëdhënies së re publik-privat, qeveria synon të rrisë eficiencën dhe cilësinë e këtyre shërbimeve, duke përfshirë shërbime të cilat deri tani kanë qenë kosto për financat publike dhe kanë lënë shumë për të dëshiruar tek qytetarët.
“Një sërë sektorësh, për herë të parë, siç është bujqësia, shëndetësia apo regjistrimi i pasurive të paluajtshme, siguria ushqimore, shërbimi spitalor që në traditë kanë qenë natyrshëm në kurriz të buxhetit të shtetit, sot fillojnë të shihen ndryshe, duke i afruar nëpërmjet kontraktimeve publike-private në favor të qytetarëve, me shërbime më cilësore”- ka theksuar Ahmetaj.
l.m
Add new comment