Mbyllet dosja Imami për reklamat. Qeveria tërhiqet përfundimisht nga akuzat për ish-ministrin e Mbrojtjes

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Arian Kraja mësohet se ka dorëzuar në gjykatë një shkresë zyrtare ku kërkon tërheqjen nga ankimi për ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami i akuzuar nga kjo ministri për shkelje me reklamat.
Siç raporton gazeta “Tema” raporton se ankimi i Ministrisë së Mbrojtjes do të zyrtarizohet javën e ardhshme, në seancën e paracaktuar nga gjyqtarja Migena Laska. Megjithatë, kjo seancë konsiderohet formale nga Prokuroria, sa kohë që Ministria e Mbrojtjes ka rënë dakord ta mbyllë procesin në gjykatë.
Ministria e Mbrojtjes ndodhej në gjyq me Prokurorinë e Tiranës prej 19 nëntorit 2014, pas vendimit të kësaj të fundit për të pushuar kallëzimin penal kundër Imamit.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami u padit në Prokurorinë e Përgjithshme bashkë me 4 vartës të tij
për shkelje në tenderimin e 3 spoteve publicitare dhe 3 dokumentarëve të trasmetuar në media para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Audituesit e caktuar nga Ministria e Mbrojtjes kishin llogaritur një dëm prej 1.2 milionë eurosh gjatë këtyre procedurave
l.m
Add new comment