Kriza greke çon në rënien e euros. Presidenti Hollande thotë se vetëm Greqia mund të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë në eurozonë apo jo

Në fillim të javës vlera e euros kundrejt dollarit ra në nivelin më të ulët në nëntë vjet, ndërkohë që frika mbi paqëndrueshmërinë në eurozonë u thellua më tej në javën e parë të vitit të ri. Siç njofton nga Londra korrespondentja e “Zërit të Amerikës” Sela Hennessy, investitorët kanë ngritur gjithashtu shqetësime lidhur me mundësinë që Banka Qendrore Evropiane të nisë një program stimulimi monetar në vitin 2015. Gjatë një interviste për radion franceze, Presidenti Francois Hollande u pyet lidhur me mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona. Ai tha se populli grek është i lirë të zgjedhë udhëheqësit që dëshiron. Ai më vonë shtoi se vetëm Greqia mund të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë në eurozonë apo jo. Muajin e kaluar, anëtarët e parlamentit grek nuk arritën të zgjedhin presidentin e ri, duke i hapur rrugën organizimit të menjëhershëm të zgjedhjeve më 25 janar.
l.v
http://www.zeriamerikes.com/content/eu-eurozone-euro-greece-/2587952.html
Add new comment