Kuvendi i Kosovës, në shkurt ligji kundër “xhihadit”. U ndalohet qytetarëve pjesëmarrja ne konfliktet e armatosura jashtë vendit

Postuar në 07 Janar, 2015 02:30

Projektligji, që u ndalon qytetarëve të Kosovës pjesëmarrjen ne konfliktet e armatosura jashtë vendit, do të jetë për shqyrtim së shpejti. Përveç “Vetëvendosjes”, të gjitha grupet parlamentare do të votojnë pro këtij Ligji. “Exspress” shkruan se në muajin shkurt, Kuvendi i Kosovës pritet ta miratojë njërin nga ligjet më të diskutuara, atë Për Pjesëmarrjen në Konfliktet e Armatosura Jashtë Vendit. “Besoj që ky ligj do të vijë para deputetëve për shqyrtim të dytë në muajin shkurt”, ka thënë Blerim Latfi, këshilltar i kryeparlamentarit. I iniciuar në fillim të vitit të kaluar, ky Projektligj përmbush boshllëkun ligjor për ndjekjen, burgosjen dhe penalizmin e të gjithë atyre kosovarëve që shkojnë në luftërat e huaja, përfshirë Irakun e Sirinë. Zyrtarë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kanë konfirmuar për “Zëri” se Qeveria tashmë ka proceduar Projektligjin që në çfarëdo forme ndalon konfliktet e armatosura jashtë territorit të shtetit.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ne-shkurt-ligji-kunder-xhihadit-71810/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.