Pezullohet vendimi i AKEP për barazimin e tarfiave celulare. Dy operatorët kryesorë janë ankuar se favorizohet një operator i tretë

Postuar në 07 Janar, 2015 04:12

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka pezulluar zbatimin e vendimit për barazimin e tarifave celulare brenda dhe jashtë rrjetit. Gazeta “Shqip” shkruan se shkak për këtë është bërë ankesa e dy operatorëve më të mëdhenj në vend, ankesë e depozituar në fund të muajit dhjetor të vitit 2014. Thelbi ankesës ka të bëjë me moszbatimin real të kërkesës për tarifa të njëjta, pasi siç referon “Shqip”: “Nga njëra anë vendoset detyrimi për mosdiskriminim tarifor në thirrjet brenda rrjetit dhe jashtë rrjetit, nga ana tjetër i lejohet një tarifë terminimi disa herë më e lartë operatorit “Plus Communication”. Dy operatorët kanë paraqitur edhe pretendime të tjera që kanë të bëjnë me abonentet ekzistues.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.