Gjysma e shkollave të Tiranës pa ngrohje. Bashkia kapet pas buxhetit, por vënia në efiçencë e sistemit parashikohet në 2017

Postuar në 07 Janar, 2015 10:07

Afro gjysma e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në kryeqytet janë pa ngrohje. Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Administrimit të Qytetit në bashkinë e Tiranës, Alfons Muça, i cili në një intervistë për televizionin Klan pohoi se në 40 për qind të shkollave nuk është instaluar fare sistemi i ngrohjes, ndërsa në 20 për qind të tyre ka probleme me funksionimin e kaldajave.

Sipas tij në Tiranë janë të pajisura me sistemin e ngrohjes rreth 60 për qind e shkollave, por 1 deri në 2 shkolla në çdo njësi bashkiake nuk i kanë në funksion kaldajat. Bashkia e lidh mungesën e ngrohjes në shkolla me bllokimin e buxhetit nga shumica e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që sipas saj pengoi edhe investimet në këtë drejtim. Por në relacionin e buxhetit afatmesëm të bashkisë së Tiranës për vitet 2015-2017 në zërin e investimeve shihet se plani për vënien në efiçencë të sistemit të ngrohjes në 92 për qind të objekteve arsimore parashikohet të realizohet në fund të vitit 2017. Ja çfarë thuhet në relacionin e buxhetit afatmesëm të bashkisë së Tiranës pwr vitet 2015-2017: "Investimet brenda këtij programi, të cilat synojnë përmiresimin e infrastrukturës arsimore si dhe ambjenteve ndihmëse e rekreative në të gjitha objektet arsimore, do të përbëjnë 21% të buxhetit të investimeve të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2015-2017. Do të realizohen: Instalimi i sistemit të ngrohjes ne 11 objekte që do të rikonstruktohen; Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte të reja që do të ndërtohen; Vënien në funksionim të plotë dhe eficencë të sistemit të ngrohjes në 92% të objekteve arsimore.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.