Skënder Minxhozi: Nishani vazhdon të jetë një president partiak

“Më vjen keq ta them, por Nishani vazhdon të jetë një president partiak”, kështu është shprehur Skënder Minxhozi kryeredaktori i revistës “Java”, në lidhje me pozicionin e deritanishëm të Presidentit për ligjin e Gjykatës së Lartë, por jo vetëm. Minxhozi, ishte i ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” për të folur mbi përplasjet e fundit mes Presidentit dhe mazhorancës, si edhe për sfidat e opozitës dhe të mazhorancës këtë vit. Sipas tij, sfida e madhe e mazhorancës është ekonomia dhe punësimi, ndërsa për opozitën është afirmimi i një profili të sajin. “Opozita ka një sfidë shumë të thjeshtë, të afirmojë një profil të sajin. Opozita vuan nga një dualizëm i theksuar Berisha-Basha, vuan nga një gjeneratë e re të ardhurish, të cilët duhet të afirmojnë vetveten”, tha Minxhozi në “Revistën Televizive të Mbrëmjes”.
l.v
Add new comment