Umberto Eco: “Jemi në luftë deri në fyt. ISIS është nazizmi i ri”

Shkrimtari i njohur italian ka dhënë mesazhin e tij përmes medias italiane, ku ka shprehur indinjatën për atë që ndodhi në mes të Parisit. Umberto Eco thotë: “Shteti islamik dëshiron të fitojë mbi botën. Është sikur fëmijë jetoja nën bombardime. Çfarë mund të thotë një i varfër, i shkretë përballë fakteve të tilla?”. Së pari Umberto Eco thekson se ende nuk e ka lexuar romanin “Nënshtrimi", të Michel Houellebecq dhe për këtë arsye nuk mund të flasë për këtë: “Bota është e mbushur me njerëz që flasin për libra që nuk i kanë lexuar, përfshirë edhe ata që thonë se njohin Kuranin pa e hapur kurrë”. Por në kushtet nga ku erdhi masakra e Parisit, ka diçka për të thënë, siç është: “Ajo që është e sigurt është se ka ndryshuar mënyra e luftës - thotë Eco. - Është një luftë në vazhdim e sipër dhe ne jemi “brenda” deri në fyt, ashtu si atëherë kur isha i vogël dhe i jetoja ditët nën bombardimet që mund të arrinin nga një çast në tjetrin pa dijeninë time. Me këtë lloj terrorizmi, situata është saktësisht ajo që kemi përjetuar gjatë luftës”. Romani i ri i Eco-s, “Numri zero”, që del këtë të premte në shitje në Itali, hyn në kategorinë e trillit politik edhe pse i takon së kaluarës së afërt (sezoni Duar të Pastra) dhe jo të ardhmes së afërt si ajo e imagjinuar nga Houellebecq. Dhe nuk janë gazetarët e guximshëm të revistës satirike javore “Charlie Hebdo”, por lloje të tjerë gazetarësh të turpshëm.
l.v
Add new comment