Nigeri, Boko Haram merr qytetin e Bagas. BBC-ja flet për 2000 të vrarë, trupat e të cilëve janë rrugëve të qytetit

Postuar në 08 Janar, 2015 11:23

BBC-ja raporton se grupi islamik nigerian, mund të ketë kryer të mërkurën një tjetër krim të pashembullt. Duke iu referuar një zyrtari të qeverisë, rrjeti britanik, teksa njofton për rënien në duart e islamikëve, të qytetit verilindor të Bagas, flet për trupa njerëzish në rrugët e qytetit, të cilët mund të arrijnë në 2000. Një skenar që kujton Sirinë dhe që e shtrin rrezen e veprimit të ekstremistëve edhe në Afrikën Perëndimore.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.