Një përkufizim ndryshe nga Xhelil Gjoni për Dhjetorin ’90: “Si dekabristët në Rusi, por rrumpallë, pa filozofi”

“Kur dëgjoj për dhjetoristët më shkon mendja te dekabristët, në Rusi 1825”. Kështu e nis intervistën e vet sot te “Panorama” ish-sekretari i PPSH-së për Tiranën, Xhelil Gjoni, duke dhënë ndoshta të parin vështrim ideologjik mbi një lëvizje, a zhvillim politik e historik, i cili deri më tani është trajtuar përmes fillit të kronikës dhe memuaristikës. Sipas Gjonit, ngjashmëria mes dy lëvizjeve është kërkesa për liri, mirëpo dallimi qëndron në përpunimin ideologjik dhe konceptet filozofike nga të cilat udhëhiqeshin. “Dekabrizmi në Rusi ishte një lëvizje e konceptuar, kishte një mendim filozofik që udhëhiqej nga ideologë si Belinski, apo Çernishevski... “Dhjetorit” tonë i mungonin këto lloj ideologësh dhe e bënin pak rrumpallë e me agresivitet”, thotë Gjoni, sipas të cilit Sigurimi nuk kishte nevojë të infiltronte, pasi “ishin të vetinfiltruar. Ç’ta infiltronte Berishën apo Pashkon e të tjerët...”.
s.z
Comments
Ja edhe nje tjeter qe del e
<p>Ja edhe nje tjeter qe del e na shet bojë tani e nuk e merr vesh fare qe eshte nga te paret qe duhet te shkoje ne gjyq, pa qene nevoja fare te hapen mender dosjet, madje duhet te ishte tashme ne burg. Po tamam o derezi se ishte Berisha me ate derdimenin Pashko ne krye te levizjes pa shpetove ti dhe gjithe skota jote e qelbet, qe vazhdon ta qeverise Shqiperine e gjore dhe popullin krenar e te dhjere shqiptar qe nuk e merr vesh as kur ia fusin e as kur ia nxjerrin, dhe as kush ia fut e kush ia rrotullon. Bej qef o Xhelil, o Kopil....</p>
Add new comment