Policia franceze shkëmbim zjarri me atentatorët e “Charli Hebdo”, flitet për 2 të vrarë e 20 të plagosur

Shkëmbim zjarri zjarrit në zonën Dammartin-en-Goele rreth 80 km larg Parisit ku mendohet se janë fshehur vëllezërit Kouachi. Mediet franceze raportojnë se janë vrarë dy persona gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe terroristëve në veri-lindje të Parisit. Nga këto të shtëna kanë mbetur edhe 20 të plagosur. Ndërkohe një prokuror në Paris mohon zërat për të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Dammartin-en-Goele, informon “Reuters”. Policia i kërkon banorëve të zonës të mos dalin jashtë. Aktualisht policia është në ndjekje të dy terroristëve që kanë grabitur një veturë Peugeot 206.
l.v
Add new comment