Policia franceze shpëton pengjet, vriten vëllezërit terroristë dhe pengmarrësi i marketit. Ndërkohë “Ansa” raporton 4 pengje të vrarë

Operacioni blic, vriten dy vëllezërit Kuashi, autorët e sulmit të redaksisë së “Charlie Hedbo” ku mbetën të vrarë 12 persona. Mediat franceze bëjnë me dije se ndërhyrja e policisë ka përfunduar me vrasjen e dy autorëve të masakrës të së mërkurës, ndërsa ka mbetur i vdekur edhe pengmarrësi i supermarketit në Dammartin në Paris. Ndërkaq policia franceze ka shpëtuar pengjet, por burime të “Ansa” njoftojnë se 4 mund të jetë numri i pengjeve të vrarë, ndërsa xhandarmëria e mohon këtë fakt. E paqartë ku mbeti Hayat Boumeddiene, e dashura e terroristit të vrarë Amedy Coulibaly. Burimet e njëjta pohojnë se 26-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e një policeje gjatë ditës së djeshme në Paris, mund jetë në arrati. Policia franceze i ka dhënë fund orëve të terrorit që ka mbërthyer vendin prej më shumë se 50 orësh.
l.v
Add new comment