Anëtarët serbë të Kabinetit qeveritar nuk posedojnë dokumente personale të Republikës së Kosovës

Gazeta “Kohës Ditore” shkruan se anëtarët serbë të Kabinetit qeveritar nuk posedojnë dokumente personale të Republikës së Kosovës, madje njëri prej tyre nuk ka as shtetësi kosovare, ka thënë një burim i kësaj gazete . Qeveria, por edhe vetë ata, nuk e kanë dëshmuar të kundërtën. Në këtë mandat, pjesë të Qeverisë janë zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, dhe ministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Aleksandër Jablanoviq. Të tre janë zyrtarë të Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë dhe që nuk ia njeh shtetësinë Kosovës. Në diskursin publik, Kosovës i referohen si krahinë dhe jo me denominimin kushtetues, por si “Kosova dhe Metohia”, siç i referohet edhe Beogradi zyrtar.
l.v
Add new comment