Al Kaeda kërcënon Francën: Është më mirë për ju që të ndaloni agresionin tuaj kundër myslimanëve

Al Kaeda kërcënon Francën me më shumë atentate terroriste, pas dy sulmeve në Charlie Hedbo dhe në supermarketin hebre ku mbetën të vrarë 17 persona. Paralajmërimi erdhi pasi Presidenti Francois Hollande ka pranuar kërcënimet, dhe policia sugjeroi se terroristët mund të kenë planifikuar krime të mëtejshme. Një zyrtar i sheriatit nga Al Kaida në Gadishullin Arabik, Harith el Nadhari, tha në një video: “Është më mirë për ju që të ndaloni agresionin tuaj kundër myslimanëve, kështu që ndoshta do të mund të jetoni në mënyrë të sigurt. Nëse ju refuzoni, atëherë pritni një lajm të gëzueshëm”. AQAP ka pohuar se ajo është drejtuar nga vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi në sulmin ndaj Charlie Hebdo “si hakmarrje për nder” të Profetit Muhamed, shkruan “Sky News”.
l.v
http://news.sky.com/story/1405224/charlie-hebdo-al-qaeda-threatens-more-attacks
Add new comment