Prokurorët amerikanë rekomandojnë ngritjen e akuzave ndaj ish- shefit të CIA-s, David Petraeus: I dha të dashurës informacione sekrete

Postuar në 10 Janar, 2015 05:13

“New York Times” bën të ditur se prokurorët amerikanë kanë rekomanduar ngritjen e akuzave ndaj ish- shefit të CIA-s, David Petraeus, pasi i ka dhënë ish-të dashurës së tij informacione të klasifikuara. Gazeta thekson se ai ia kaloi informacionet sekrete së dashurës së tij, oficeres në rezervë  Paula Broadwell,  e cila ndërkohë ishte duke shkruajtur një biografi për të.

Petraeus ka qenë komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan para se të merrte këtë detyrë. Nëse gjendet fajtor, ai do përfundojë në burg. Pas dorëheqjes, Obama e vlerësoi gjeneralin, duke thënë se ai ka ofruar një shërbim të jashtëzakonshëm për SHBA.

“New York Times” citon zyrtarë që flasin në kushtet e anonimatit, sipas të cilëve Petraeus, nga një gjeneral i dekoruar dha dorëheqje si shef i CIA-s në vitin 2012, pasi u publikuan detaje nga lidhja e tij dashurore me Paula Broadwell. Agjentët e FBI kanë gjetur dokumente të klasifikuara në kompjuterin e saj, duke dyshuar se Broadëell ka pasur akses në e-mailin e CIA-s dhe të tjera dokumente të klasifikuara. Vete ish-kreu i CIA-s mohon që ti ketë kaluar së dashurës informacione të klasifikuara si sekrete.

 

l.v

 

http://www.nytimes.com/2015/01/10/us/politics/prosecutors-said-to-recommend-charges-against-former-gen-david-petraeus.html?hp&action=click&pgtype=Homepage&module=first-column-region&region=top-news&WT.nav=top-news

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.