Pas Palokës dhe Ristanit (të kallëzuar penalisht nga Kryeministri), edhe kryetari i PD-së përsërit akuzat për çështjen "Shullazi"

“Të vërteta të hidhura ka shumë për Edi Ramën. Të vërteta të hidhura po dalin ditë për ditë në dritë për qeverisjen e tij, por vendi s’ka për të mbetur peng i asnjë bande”. Kështu tha Lulzim Basha i cili doli sot para mediave për të folur mbi kërcënimet ndaj tij, të bëra nga Emiljano Shullazi dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për këto kërcënime. “Jam sot këtu për një mesazh të shkurtër. Dua t’i bëj të ditur Kryeministrit të vendit, se asnjë përpjekje e tij, asnjë kërcënim përmes krimit dhe banditëve të tij, nuk ka për të pasur sukses. Është e qartë, se Edi Rama me aleancën me krimin po mundohet të instalojë regjimin e heshtjes, të mbysë kritikën dhe kundërshtimin, të ndalë fjalën e lirë. Por kjo nuk ka për të ndodhur;, ka thënë Basha. Kreu i PD-së, solli si shembuj të asaj që ai e quajti “skenar për të ndalur fjalën e lirë”, dhunimin e deputetëve të opozitës nga deputetët e inkriminuar. “Skenari i tij për mbytjen e kritikës, kundërshtimit dhe fjalës së lirë, vazhdoi me dhunimin fizik të përfaqësuesve të opozitës në Kuvend, përmes deputetëve të inkriminuar, të sjellë enkas prej tij në atë sallë, me këtë qëllim, goditjen e së vërtetës, goditjen e kundërshtimit, goditjen e fjalës së lirë. Kjo dhunë u shoqërua siç e dini edhe me kërcënime me jetë për deputetin dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike. Pak ditë më parë, Edi Rama ka hedhur hapin tjetër, duke frymëzuar një bandit si Emiliano Shullazi, i cili rrethohet gjithë ditën nga favore qeveritare, që të kërcënojë sërish opozitën, konkretisht mua si Kryetar i Partisë Demokratike”, akuzoi kreun e qeverisë, Basha.
l.v
Comments
Po Saliut i kishin lezet
<p>Po Saliut i kishin lezet sharjet ...po ketij Lolos c'ti thuash!</p>
Paloka,Ristani dhe
<p>Paloka,Ristani dhe Basha...alternativa e shpetimit LOL.</p>
Add new comment