Shtimin e truprojave të Bashës e kërkoi shefi i shoqërimit. Garda i shton 1 truprojë

Postuar në 10 Janar, 2015 12:57

Kërkesa për të shtuar  masat për sigurine fizike të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha pas denoncimit për kërcënimin ndaj tij nuk është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda siç u tha fillimisht, por nga shefi i shoqërimit të kreut të Partisë Demokratike.

Burime nga Ministria e Brendshme konfirmuan zyrtarisht se krytarit të opozitës i është  shtuar 1 truprojë nga Garda e Republikës.

Ja përgjigjia zyrtare e Ministrisë së Brendshme:

“Nuk ka asnjë kërkesë nga Prokuroria për Bashën. Ka vetëm një kërkesë nga shefi i shoqërimit të Bashës drejtuar Gardës që është plotësuar me 1 force shtesë”.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.