Wall Street Journal: Bankat europiane po përgatiten për daljen e Greqisë nga euro

Postuar në 11 Janar, 2015 16:27

Bankat dhe institucionet e tjera financiare në Europë për përgatiten për daljen e Greqisë nga eurozona. Wall Street Journal thotë se në plan të parë të bankave europiane dhe organizmave të tjerë ekonomnikë kanë dalë programet e reagimit në rast të një skenari të tillë. Mes institucioneve që kanë nisur të përshtasin sistemet e tyre të brendshme janë Citigroup, η Goldman Sachs dhe ICAP.

Ndërkaq në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, Mohamed El Erian,  këshilltari i zgjedhur nga presidenti Obama  në Këshillin e Zhvillimit Botëror thotë se nëse Greqia do të vendosë të dalë nga zona euro, këtë duhet ta bëjë në bashkëpunim me partnerët europianë, në mënyrë që të evitohen pasojat për ekonominë europiane.

Sipas Mohamed El Erian, dalja e Greqisë nga euro është një opsion i mundshëm për aq kohë sa politikat ekonomike dështuan të krijojnë një dinamikë të re për hapjen e vendeve të punës.

http://www.wsj.com/articles/banks-ready-contingency-plans-in...

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.