Shënim: Liria e shtypit/Shqipëria në vend të 85-të, Kosova në vend të 80-të. Ç’kuptim ka pjesëmarrja e Ramës dhe Jahjagës në marshimin e Parisit?

Marshimi i madh në Paris, në nderim të viktimave të sulmit në redaksinë e “Charlie Hebdot” ka mbledhur mjaft drejtues shtetesh. Mirëpo jo të gjithë mund të krenohen se liria e shprehjes, për të cilën zyrtarisht marshuan në Paris, është një e drejtë që realisht respektohet në vendin e tyre. “Koha Ditore” sjell në vëmendje se indeksi i lirisë së shtypit, për vitin 2014, sipas “Reporterëve pa Kufij”, e rendit Shqipërinë në vendin e 85-të, kurse Kosovën në vendin e 80-të. Është një paradoks që thjesht sa konfirmon se pjesëmarrja e qeveritarëve si Edi Rama, apo drejtuesve si Atifete Jahjaga, pak ka lidhje me thelbin e protestës.
s.zaimi
Add new comment