Papa ambasadorëve: “Terrorizmi fundamentalist refuzon Perëndinë. Jehoni me forcë fjalën paqe”

Pas ngjarjeve të rënda që përfshinë Parisin por dhe vëmendjen e mbarë botës, Papa Francesco Bergoglio ka dhënë mesazhin e tij të fortë përpara Trupit Diplomatik të Akredituar, takim i mbajtur në Selinë e Shenjtë. Si vizitë-protokoll që i përket çdo fillim viti, Papa kërkoi vëmendje duke thënë se sulmet në Paris flasin për “implikime trishtuese”. Ai nuk la pa përmendur konfliktet në Irak dhe Siri si dhe u bëri thirrje udhëheqësve myslimanë të dënojnë “çdo interpretim fundamentalist dhe ekstremist të fesë”. Papa kritikoi gjithashtu kulturën individualiste që “refuzon” familjen. “Terrorizmi fundamentalist ‘refuzon vetë Zotin’ dhe përballet me pasojat ‘trishtuese’ në përhapjen e tij. Shpresoj që liderët fetarë, politikanë dhe intelektualë, sidomos myslimanë, të dënojnë çdolloj interpretimi fundamentalist dhe ekstremist të fesë që justifikon dhunën. Ju duhet të jehoni me forcë fjalën paqe”, tha ai. Kjo ishte ajo që Papa Francesco tha këtë mëngjes, në mbledhjen e Trupit Diplomatik të Akredituar në Selinë e Shenjtë, mundësi që Papa të paraqiste një vështrim mbi situatën botërore.
l.v
Add new comment