Nissan kërkon të hapë fabrikë në Ballkan, ka shanse edhe Shqipëria, por...

Siç njofton revista ekonomike Monitor, prodhuesi japonez i automjeteve Nissan është duke studiuar Maqedoninë dhe Shqipërinë për të realizuar procesin e montimit të automjeteve, pasi po tërhiqet nga vende të tjera të Europës Juglindore, si rrjedhojë e rritjes së kostove. Drejtuesit e Nissan për Evropën e shohin me interes edhe tregun shqiptar, pas ndërtimit të një parku të madh logjistik në vend. Afërsia gjeografike dhe kostot e ulta të transportit nga Porti i Durrësit, janë avantazhe të mëdha. Por edhe Maqedonia është një konkurrent mjaft i fortë, me taksat më të ulta dhe funksionimin perfekt të zonave të lira ekonomike. Serbia qëndron gjithsesi më favoritja në Ballkan, për shkak se edhe burimet njerëzore për këto investime janë parë më të përshtatshme, por edhe sepse ky vend e ka shtuar mbështetjen e investitorëve të huaj, duke subvencionuar investitorët me më shumë se 11 mijë euro për çdo vend të ri pune të hapur.
a.k
Add new comment