Posta, OSHEE-ja, paratë e pagesës së dritave nuk gjenden. Lazimi, “gjithçka ka ndodhur në 2006-2013”

Kanë paguar energjinë në postë, rezultojnë debitorë. Një tjetër konflikt me përmasat e një skandali po “konsumohet” këto ditë mes Postës Shqiptare dhe OSHEE-së, ish CEZ. Me qindra qytetarë janë ankuar, ndërsa Posta dhe OSHEE përpiqen të kuptojnë çfarë ka ndodhur. Drejtori i Postës, Majlind Lazimi, thotë për Shqip se nuk do të tolerohet askush, shumë punonjës janë dërguar për ndjekje penale si edhe janë ngritur padi civile ndaj atyre që kanë shkaktuar dëme ndaj qytetarëve. Sipas Lazimit, abuzimet me detyrën janë bërë gjatë viteve 2006-2013 dhe vetëm gjatë vitit të fundit janë evidentuar. Por ka ndodhur dhe tjetra, qytetarët kanë bërë pagesën në Postë, e cila sipas procedurës e ka transferuar atë për tek ish-CEZ, sot OSHEE, por kjo e fundit nuk e ka reflektuar pagesën në sistemin e saj, gjë që i bën ende këta qytetarë të figurojnë padrejtësisht debitorë. Aktualisht dy institucionet po rakordojnë të dhënat.
a.k
Add new comment