Renzi, fjala përmbyllëse e presidencës së BE-së: Europa s’bën dot pa Shqipërinë dhe fqinjët e saj. Rama e falenderon

Kryeministri italian Matteo Renzi ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian ne Strasburg, në mbyllje të presidencës 6-mujore të Italisë për BE. Ai ka shprehur qëndrimin e tij pro integrimit të Shqipërisë dhe vendeve te tjera te Ballkanit në Bashkimin Europian. “Europa nuk mund të bëjë dot pa Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe nuk mund të lejojmë që ky diskutim mbi zgjerimin të udhëhiqet nga frika e pasiguria. Në të kundërt, do të mbetemi në fund të botës që ndryshon me ritme të shpejta”, tha Renzi.
Kryeministri Rama nuk mund të mos shprehte falënderimin për homologun italian përmes një mesazhi në Tëitter. “Falenderime Matteo Renzit për fjalimin e shkëlqyer në Strasburg. Europa duhet të japë fund frikës përpara se të jetë vonë”, shkruan Rama.
a.k
Add new comment