Shënim: Solidaritet, konformizëm, apo marketing politik me ngjarjet e Francës? Në librin e ngushëllimeve, vetëm 250 nënshkrime...

Ngjarjet në Francë si në gjithë Europën, edhe në Shqipëri u përcollën gjerësisht nga mediat, të cilat transmetuan kronikat standarde me protagonistë politikanët. Iu bë jehonë pranisë së delegacionit shqiptar në marshimin e paqes në Paris e në veçanti parakalimit të klerikëve shqiptarë në rrugët e kryeqytetit francez. Mediat e Tiranës i kushtuan rëndësi të veçantë pranisë së kryeministrit Rama në tubimin e organizuar nga autoritetet franceze pa lënë mënjanë edhe detajet që shoqëruan prezencën e tij në këtë ceremoni, siç ishin 3 lapsat me ngjyrë në xhepin e majtë të kostumit dhe intervista e dhënë prej kreut të qeverisë shqiptare në televizionin Francë 24. Po kaq rëndësi iu kushtua edhe nënshkrimit nga presidenti Nishani dhe kryeparlamentari Meta në librin e ngushëllimeve të ambasadës franceze në Tiranë. Po vetë qytetarët si e përcollën këtë ngjarje, sa u solidarizuan me të? Ka vlerë kjo pyetje, sepse sa herë është rasti, politikanët, siç bëri kryeministri dhe presidenti edhe kësaj radhe, nuk mungojnë të flasin ne emër të shqiptarëve. “ResPublica” u interesua pranë ambasadës franceze për numrin e qytetarëve shqiptarë që nënshkruan në librin e ngushëllimeve dhe mësoi se numri i tyre ishte rreth 250 qytetarë që lanë mesazhet e tyre të solidaritetit në librin e ngushëllimve. Shumë pak, po të kemi parasysh zhurmën që bëhet.
l.mitro
Comments
Po teper shume po te marrim

Po teper shume po te marrim parasysh numrin e shqiptareve te mencur....

Po sikur te jete e kunderta o

Po sikur te jete e kunderta o Torollaku Rilindas?!

Solidariteti i shqiptareve ishte i plote, mbreslenes, prekes, aq me i madh duket perballe paragjykimeve perballe nesh.

Pse nuk nenshkruan tek Ambasada Franceze, nuk besoj se eshte kriter i vetem aq me pak shterues.

Kjo : "Pse nuk hodhe firmen?" eshte e njejta me ate pyetjen qe ben ben Blushi ne studion e Fevzos: "Nuk te morem vesh, e

je pro vrasjeve ti, se nuk te degjuam te na thoshe se je kunder?" (!!!)

Nen komunizem, disa individe kane firmosur PRO pushkatimeve, dhe prape, ne te sotmit provojme maksimalisht t'i

falim, t'i mirekuptojme, t'i justifikojme, se ishte dhune, se ishte diktature, por sot mund te jesh Pro, por mund te jesh edhe

kunder, se ashtu mendon ti, ashtu ka mbetur tek ty pershtypja, po edhe i gabuar mund te jesh, dhe ai tjetri perballe teje

nuk ka te drejte te te pyes Pse Mendon Keshtu? aq me pak Pse shprehesh sic mendon? Ai ka te drejte te ofroj fakte dhe

argumente dhe eshte e drejta jote te mbetesh tek vetja apo te dalesh prej saj...

Tu shpetojme prononcimeve kolektive, e kisha fjalen, dmth Peticioneve te Organizuara...

Ta merr mendja qe numri i shqiptareve te mencur vjen duke u rritur, se Liria Punon...

Krejt dakord qe numri i

Krejt dakord qe numri i shqiptareve te mencur vjen duke u rritur. Une e kisha fjalen vetem qe tani per tani i bie te jene me pak se 200.

Nese kerkon t'i japesh nje

Nese kerkon t'i japesh nje dore ndihme, rritjes se ketij numri,

apliko te marresh shtetesine shqiptare:

eshte e thjesht fare, dhe nuk te kerkon kush te refuzosh shtetesine qe ke.

Add new comment