Atentatet ndezin debatin mbi ligjet e sigurisë në BE. Thirrje për ligje më të rrepta për sigurinë

Postuar në 14 Janar, 2015 00:08

Atentatet e Parisit kanë nxitur debatet për ligje më të rrepta për sigurinë në BE. Si rrezik i veçantë konsiderohen të kthyerit e dhunshëm nga Siria dhe Iraku. “Deutsche Welle” shkruan se si pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, atë ato vitit 2004 në Madrid, në Londër në 2005 apo në vitin 2014 në Muzeun Hebre në Bruksel, çdo herë ka pasur thirrje për ligje më të rrepta për sigurinë. Një nga kërkesat kryesore ishte dhe mbledhja rutinë, analiza dhe ruajtja e të dhënave personale, qoftë të telekomunikacionit, atyre bankare ose të dhënat e udhëtarëve. SHBA marrin tashmë, për shembull në rastin e fluturimeve transatlantike të dhënat e të gjithë pasagjerëve nga vendet e BE-së, duke përfshirë emrin, adresën dhe numrin e kartës së kreditit. Sipasj “Deutsche Welle” shumica ministrave të brendshëm evropianë duan ta fusin sistemin e transferimit të të dhënave për pasagjerët edhe për fluturimet brendaevropiane. Por Parlamenti Evropian deri tani e ka penguar këtë gjë për shkak të rezervave në lidhje me ruajtjen e privatësisë. Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière (CDU) pas sulmeve të Parisit nuk ka më mirëkuptim për këtë rezistencë. Pas takimit të dielën në Paris, ai tha: "Kushdo që refuzon një marrëveshje evropiane për transferimin e të dhënave për pasagjerët, nuk e di se ç'po ndodh."

 

l.v

 

http://www.dw.de/atentatet-ndezin-debatin-mbi-ligjet-e-siguris%C3%AB-n%C3%AB-be/a-18186506

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.