Arrestohet shqiptari në Greqi, bashkëpunëtor i terroristit Ksiros

“Balkanweb” bën me dije se policia greke ka vënë në pranga 2 bashkëpunëtorë të ngushtë të terroristit të njohur Kristodulos Ksiros, njëri prej të cilëve është një shqiptar. Sipas informacioneve të policisë, të cilave iu referohen mediat vendase, shqiptari 34 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, njihet me emrin ‘Theoharis’, dhe është ai, i cili kishte lëshuar me qira shtëpinë ku fshihej Ksiros gjatë arratisë së tij njëvjeçare nga burgu. I arrestuari tjetër është shtetas grek, 54 vjeç. Po sipas të dërguarës së “Balkanweb”, Anila Jole, policia dyshon se dy të arrestuarit janë përfshirë në krime të ndryshme në bashkëpunim me Ksiros dhe prokuroria ka ngritur tashmë akuzat. Veçanërisht për shqiptarin, dyshohet se është personi që kryente lidhjet për transportin e armëve nga Shqipëria drejt Greqisë. Arrestimi i dy bashkëpunëtorëve të Ksiros u bë gjatë një operacioni të kryer natën e kaluar. Kristodulos Ksiros u arrestua mesditën e 3 Janarit në Anavisos, një vit pas arratisjes nga burgu i Koridalosë. Kristodulos Ksiros është ekzekutori i organizatës terroriste “17 bregdet nëntori, i cili ka kryer disa ekzekutime me vdekje dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm.
l.v
http://www.balkanweb.com/site/greqi-arrestohet-nje-shqiptar-si-bashkepunetor-i-terroristit-ksiros/
Add new comment