Protesta kundër Vuçiqit, kryeministri serb pritet në Shtërpcë me parullën: “Kërko falje dhe larg duart nga Republika e Kosovës”

Media kosovare “Koha.net” shkruan se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq viziton sot Kosovën. Sipas Beogradit, Vuçiq dhe delegacioni i tij, do t’i vizitojnë enklavat serbe me rastin e Vitit të Ri ortodoks. Sipas të njëjtit burim, nuk është planifikuar asnjë takim me udhëheqësit e Kosovës. Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prishtina e ka aprovuar vizitën e tij, të cilën ai e ka quajtur të natyrës “humanitare dhe fetare”. Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Kosovë pritet të vizitojë fshatin Pasjan të Gjilanit, Shtërpcën si dhe Graçanicën. Ai e ka nisur takimin me protestën e organizuar në Komunën e Shtërpcës, që sipas medias “Express.com” është organizuar nga iniciativa e studenteve dhe intelektualeve të rinj. Në parullat që mbahen në duar nga protestuesit behët thirrje që Vuçizi të kërkojë falje. “Kërko falje dhe larg duart nga Republika e Kosovës”, shkruhet në njërën nga to.
l.v
http://koha.net/?id=27&l=40698
http://www.gazetaexpress.com/lajme/me-protesta-kunder-vuciqit-foto-73426/
Add new comment