Islami për “Panorama”: Dekriminalizimi, nisma ligjore e test droge për politikanët

Deputeti i opozitës, Kastriot Islami, në një shkrim analizë për gazetën “Panorama” për marrëveshjen me PE, që ktheu opozitën në Kuvend, argumenton mes të tjerash se si duhet bërë dekriminalizimi i Kuvendit. Sipas tij, përveç nismave ligjore, duhet bërë test droge për politikanët dhe gazetarët. Oligarkia përkufizohet si amalgamë e: i) politikanëve e zyrtarëve të lartë të korruptuar; ii) biznesmenëve të pasuruar nga “grabitja” e pasurive publike, përmes evazionit, korrupsionit e krimit të organizuar; iii) të “fortëve” me pasuri të dyshimta e rekorde kriminale dhe iv) përfaqësuesve të medias me aktivitet nga njëri apo kombinim i tri prej grupimeve të para. Shqipëria është një vend me qeverisje oligarkike, thotë ndër të tjera deputeti demokrat, me peshë të lartë të kriminalitetit politik e banditizmit, tanimë e pranuar nga Parlamenti Europian (PE). Ndërkohë, Shqipëria bëhet vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që me mbështetjen/ monitorimin e PE, arrin të formalizojë një projekt për dekriminalizimin e Kuvendit dhe të administratës publike. DEKRIMINALIZIMI nënvizon Kastriot Islami në analizën e tij, duhet të bazohet në: 1) delegjitimimin e maxhorancës oligarke me 3/5; 2) zhvlerësimin e të gjitha vendimmarrjeve të miratuara deri tani me maxhorancën oligarke, veçanërisht ndarjen territoriale që shtrin oligarkinë në nivel rajonal dhe pengon zhvillimin e zgjedhjeve vendore të lira e të ndershme; 3) testin e drogës për politikanët; 4) hetime të të gjitha rasteve të dyshuara për rekorde kriminale në Kuvend dhe administratën publike e tjerë.
l.v
Të plotë shkrimin e gjeni në “Gazeta Panorama”
Comments
Bravo Kaci,shkrim

Bravo Kaci,shkrim kafshues...hahahaha.

Per te ardhur keq, qe qenie

Per te ardhur keq, qe qenie te tilla te japin edhe mend se si duhet te behen dekriminalizimi i politikes. Sidomos ajo pjesa qe thote, se duhen te deligjitimohet mazhoranca prej 3/5 e fituar me vote popullore eshte shume interesante si ide. Ne kete menyre Shqiperia behet vendi i pare ne Ballkanin Perendimor, ku zgjedhjet edhe de jure nuk kane me rendesi (de facto jane vjedhur gjithmone nga engjejt e opozites se sotme te painkriminuar).

Tung,

Blendi

...pervec kesaj do te ishte

...pervec kesaj do te ishte vendi i pare ku politikaneve do tu kerkoheshin teste mjekesore... Kjo puna e testeve te droges eshte si rrufe ne qiell te paster... Cili vend tjeter e ben kete? (ah, nga ato idete novatore 100% shqiptare), perse te kerkohet kur perdorimi i drogave nuk eshte ilegal ne Shqiperi... etj. etj.

Add new comment