Mesazhet e Vuçiç në Kosovë: “Kosova është djep i Serbisë. Bëni sa më shumë fëmijë dhe...mos shisni shtëpitë”

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka vizituar sot Kosovën bashkë me një ekipi ministrash. Vizita është cilësuar historike nga pala serbe dhe me këtë rast Vuçiç ka përuruar një maternitet në Pasjan, shoqëruar me një mesazh “historik”, teksa ka bërë thirrje që “serbët të bëjnë sa më shumë fëmijë”. Duke rimarrë apelin e vjetër nacionalist, duket se kryeministri serb ka përsëritur devizën e vjetër serbe: “Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë kurrë. Ne si Qeveri e Serbisë, do të angazhohemi vazhdimisht që të krijojmë sa më shumë vende pune këtu, sa më shumë mirëqenie për serbët”, ka deklaruar ai. “Ai luti serbët e kësaj ane që për asnjë çmim mos t’i shesin pasuritë e tyre, sepse sipas tij, shitja do të thotë edhe shpërngulje e serbëve”, raporton “Koha Ditore”.
s.z
Add new comment