INUK pezullon ndërtimet te Diga e Liqenit Artificial

Postuar në 14 Janar, 2015 06:23

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vendosur sot të zhbëjë dy vendime të kryetarit të Bashkisë së Tiranës që i hapnin rrugë ndërtimit në hapësiray afër Digës së Liqenit Artificial. “Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka urdhëruar sot dt 14.01.2015 ndërprerjen e punimeve të ndërtimit në rrugën “Kristo Luarasi” (Diga e Liqenit Artificial) me subjekt ndërtues “Gener 2” SH.P.K INUK konsideron nul dy vendime të kreut të bashkisë së Tiranës me nr 9967/7 dhe nr 9967/13. Ky vendim merret në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të veta ligjore”, njofton INUK. Ndërtimi i një pallati shumëkatësh te Diga e liqenit rinisi para disa kohësh, edhe pse qeveria në muajin gusht kishte vendosur të ndalonte ndërtimet në disa rajone të Shqipërisë.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.