U duartrokit toleranca jonë fetare? Andi Bushati shkruan se “nuk u kuptua se klerikët ishin shqiptarë. U duartrokit bashkimi i disa specieve atipike”

Postuar në 14 Janar, 2015 06:53

Mediat përcollën thuajse të gjitha lajmin se parakalimi i klerikëve shqiptarë në Paris, në marshimin në nderim të viktimave të “Charlie Hebdot”, u duartrokit nga qytetarët e pranishëm. Kryeninistri i vendit, i pranishëm në këtë ceremoni, shpërndau madje përmes rrjetit “Facebook” një video duke i mëshuar kësaj ideje, e duke u vetëprezantuar ndoshta si person i interesuar që kjo shfaqje e klerikëve shqiptarë të lexohej edhe njëherë në botë si shprehi e tolerancës ndër shqiptarë. Në çdo rast ka diçka prej stisjeje në këtë realizim skenik, i “dëshmuar” edhe nga pjesëmarrës në këtë marshim. Në një opinion të vetin, Andi Bushati, referon këto dëshmi, duke “zbardhur” psenë e duartrokitjes së qytetarëve francezë në parakalimin e klerikëve tanë: “Në fakt, dëshmitarët që kanë qenë bashkë me klerikët tanë në Paris, tregojnë se ata që i duartrokitën, as nuk e kuptuan që ishin shqiptarë edhe as nuk dinin gjë për bashkëjetesën vllazërore mes feve në Shqipëri. Ata u emocionuan nga kostumi ekzotik i baba Mondit, e gjelbërta e ndezur e të cilit, krijonte një kontrast të madh me mjekrën e zezë të përfaqësuesit të ortodoksëve dhe me mantelin e bardhë të Yllit të delegacionit. Pra shkurt u duartrokit bashkimi i disa specieve atipike dhe jo simbolika e tolerancës që ata donin të kumtonin. Por me një “transformim të vogël”, lajmi i perceptuar ndryshe në bulevardin Volter, u shit në Tiranë për t’i shërbyer mitit. Sikur Franca e tmerruar nga dhimbja terroriste e kishte zili tolerancën fetare të shqiptarëve”, thotë Bushati që ia kushton opinionin e publikuar në “Lapsi.al”, mititi të rremë të bashkëjetesës fetare mes shqiptarëve.
s.z

Comments

Submitted by tani (not verified) on

po andi francezve te pikelluar po u pelqente kombinimi i ngjyrave ne sfondin e klerikeve..kesaj radhe ia ke fut kot.qe ata sdine gje per kleriket dhe fete ne shqipri jam shume dakort,po qe mesazhi i ecjes dore per dore ka vetem nje kuptim dhe gjeja me e paket qe mund te besh eshte tu thuash bravo..ata nuk i futen prapaskenave politike te shqiptarve

Submitted by Anonim as always (not verified) on

Mendoj se kjo histori ka dy ane, apo dy perceptime. Nga njera ane eshte ajo se si e shohim ne veten dhe pse e shohim keshtu. Nga ana tjeter eshte ajo se si na sheh tjetri dhe pse na sheh ashtu.

Marshimi i Parisit e kishte te nenkuptuar mesazhin pozitiv dhe veshtrimin pozitiv, pra njerezit qe duartrokisnin ishin aty pikerisht per kete, te duartroksnin cdo lloj mesazhi perbashkues, paqesues e iluzionues. NJerzit kishin nevoje dhe kane nevoje te kene iluzione, te besojne se bota eshte e mire, sidomos pas ngjarjeve te tilla. Vetekuptueshem qe shumica e njerezve nuk e kane ditur etnicitetin e klerikeve, por kjo eshte komplet irrelevante per qellimin e marshimit dhe syte e njerezve. Ajo qe ata pane eshte iluzioni qe ju dhurua: se eshte e mundur qe kleriket e te gjtiha feve te ecin perkrah nejri-tjetrit, te komunikojne me njeri-tjetrin, te kontribuojne per nej bote ku pavaresisht se cfare besojme individualisht, kemi respekt per tjetrin. Dhe vetekuptueshem kontekstin tone lokale as nuk e njeh njeri dhe, te jemi te sinqerte, as nuk e kupton njeri.

Sigurisht, Bushati nuk eshte budalla qe te mos e kuptoje kete. Sigurisht Bushati mund te ksihte dekonstruar edhe vete marshimin,  i cili gjithashtu u manipulua dhe ksihte tendenca te manipulohej, dhe si cdo solidarizim nuk i shpeton emocionalizimit, thjeshtezimit, homogjenizimit. Por Bushati ka preferuar te merret me corapet e shtepise se tij dhe ve ne pikepyetje simbolin e tolerances. Ajo qe Bushati nuk e evidenton eshte megjtihate fakti, qe ne te vertete, kleriket e larte shqiptare nuk i kane fryre kurre zjarrit te armiqesise mes feve. Nese ka dikush qe e ben kete kjo eshte elita kulturore dhe politike, duke filluar qe me Rilindjen e Rames, qe te kujton reformat e Zogut, e deri tek analiste te ndryshem katolike e neonacional-katolike, pa perjashtuar edhe naciokomunistet e rinj dhe myslimanet e rinj qe mbushin median shqiptare me debate jo rralle denigruese per tjetrin. Pa asnje dyshim, te jesh sot mysliman ne shqiperi je qytetar i dores se dyte, ose trajtohesh si i tille nga media e tiranes, nga elita kulturore e saj.

Duam-s'duam cdo gje ne kete jete eshte duale, e mira eshte e pandashme nga e keqja dhe njerezit qe shfrytezojne e perfitojne nga rastet e dhena gjtihmone te perhershem. Dhe ketu nuk e kam vetem per Bushatin, qe shfrytezon kete rast per kolumnen e tij te rastit dhe per ta bere faktor Lapsin.al e tij, por edhe per Ramen, qe cinikisht e perdori kete element per te fituar pike politikisht, per te terhequr vemendjen e medias, per te terhequr vemendjen e politkes perendimore, per ta kthyer veten ne nje faktor. Edhe per klerin qe kerkon te fitoje kapital, edhe per nacionalistet qe nuk do harrojne te theksojne edhe njehere gjenin shqiptar, edhe te myslimaneve qe nuk do harrojne te duartrokasin Bushatin e te tallen me Ramen e klerin, e me radhe e me radhe

Dhe per sa kohe bota eshte dualiste dhe per sa kohe qe aspirojme nje shtet demokratik te ndertuar mbi lirine e fjales, do perballemi gjithmone me perpjekje dhe interesa te ndryshme.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ajo qe Bushati nuk e evidenton eshte megjtihate fakti, qe ne te vertete, kleriket e larte shqiptare nuk i kane fryre kurre zjarrit te armiqesise mes feve. Nese ka dikush qe e ben kete kjo eshte elita kulturore dhe politike, duke filluar qe me Rilindjen e Rames, qe te kujton reformat e Zogut, e deri tek analiste te ndryshem katolike e neonacional-katolike, pa perjashtuar edhe naciokomunistet e rinj dhe myslimanet e rinj qe mbushin median shqiptare me debate jo rralle denigruese per tjetrin

Te lumte Anonim, e ke thene me bukur se te gjithe mender elitaret delirante, sidomos ata te ashtuquajtur kulturore, qe u qan syri per te treguar inteligjencen siperane qe i ben te shquajne te gjitha pislleqet, mangesite, idiotizmat etj. etj. te popullit te gjore shqiptar. Ne vend qe te mundohen t'i vene ndonje mballome shtepise se shqyer te kombit, sikur u vjen mire qe atje ku shohin vrima te vogla te fusin pyka me te medha e me te gjera, e pastaj te thone, ja e shihni, u thashe UNE, prandaj na hyn era e shiu brenda ne shtepi.

Respekte Anonim!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.