Koncesionet në Shëndetësi - Tritan Shehu: “Nga 500 mijë euro për shërbimin laboratorik, do të paguhen 10 milionë euro/vit”. Ministri: “Investimet i mbeten shtetit”

Në emisionin “Tonight” të drejtuar nga Ilva Tare në “Ora-News”, kanë qenë përballë në debat ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu. Ky i fundit ka kritikuar ndryshimet që ka prezantuar së fundmi qeveria, e cila parashikon dhënien me koncesion të disa shërbimeve edhe në sistemin shëndetësor, mes të cilave edhe shërbimi laboratorik. Dhe shifrat flasin vetë. “Në një vit në Shqipëri shtrohen 450 mijë pacientë që kryejnë analiza. Madje disa herë. Për këtë shërbim, aktualisht shteti paguan 500 mijë euro. Me ndryshimin e bërë, ky shërbm, dhe këti nuk po flasim për pajisje, do të shpenzohen 10 milionë euro në një vit. Janë 120 milionë euro në 10 vjet dhe janë para publike”, tha Shehu. Ministri Beqja ka theksuar se në fund të 10 vjetëve, investimi, i cili do të vlerësohet për atë që bëhet në 3 vitet e fundit të kontratës, do t’i mbetet sektorit publik. Mbetet gjithsesi e pajustifikueshme që në emër të këtij modernizimi, kostoja për buxhetin, nga dhënia e këtij shërbimi te privati, të 20 fishohet vetëm për një vit.
s.z
Add new comment