Britania e Madhe/ Kryeministri Cameron kërkon të kufizojë lirinë në internet. Programe si Messenger, WhatsApp, Snapchat, iMessage mund të ndalohen

Postuar në 15 Janar, 2015 00:14

“Deutsche Welle” bën të ditur se kryeministri britanik David Cameron, pas sulmeve në Paris, dëshiron të kufizojë lirinë në internet. Programe si Messenger, WhatsApp, Snapchuat ose iMessage mund të ndalohen, në ras
t se planet e qeverisë britanike që shpalli kryeministri David Cameron në Nottingham bëhen realitet. “Deutsche Welle” thotë se shkaku është se këto shërbime bazohen tërësisht në të dhëna të koduara. Si rezultat i dokumenteve që bëri publike të Edward Snowden në lidhje me mbikqyrjen e plotë nga shërbimet e fshehta, shumë ofrues të këtyre shërbimeve filluan ta shifrojnë komunikimin e shërbimeve të tyre online për të ruajtur në këtë mënyrë sferën private të përdoruesve. Që kjo nuk u pëlqeu NSA-së apo shërbimeve sekrete britanike MI5 dhe GHCQ është e qartë. Prandaj Cameron-i reagoi menjëherë pas sulmeve në Paris. Në fjalën e tij, ai shtroi pyetjen: "A duam ne vërtetë të lejojmë në vendin tonë rrugë komunikimi që nuk mund t'i lexojmë as edhe në situata ekstreme? Përgjigjen Cameron-i e dha vetë menjëherë: "Jo, nuk duhet." Detyra e parë e çdo qeverie është që të ofrojë siguri. Zona të sigurta për terroristët nuk duhet të ketë. Prandaj Cameron njoftoi për një paketë ligjesh që ndalojnë shifrimin - por e cila do të hyjë në fuqi vetëm pas zgjedhjeve parlamentare në maj. Se si mund të zbatohet në praktikë një rregull i tillë, Cameron, e la të hapur.

 

l.v

 

http://www.dw.de/britania-e-madhe-synon-ashp%C3%ABrsimin-e-kontrrollit-n%C3%AB-internet/a-18188690

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.