Rikthehen shpërthimet e telekomanduara. Plagoset në atentat 40-vjeçari në Shkallnuer të Durrësit

Postuar në 17 Janar, 2015 04:06

Një automjet tip benz  u hodh në erë paraditen e sotme në një rrugë dytësore në Shkallnuer të Durrësit.

Objektiv i atentatit  ka qenë drejtuesi i automjetit, i cili mbeti i plagosur. Në momentin e shpërthimit makina ka qenë në lëvizje dhe lënda eksplozive mendohet se është aktivizuar në distancë.

I plagosuri është 40 - vjeçari Ardian Trota, person me precedent penalë, i cili ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Durrësit. Këtij personi mësohet se i është bërë atentat edhe në qershor të vitit 2013 në Kukës.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.