Nishani kthen për rishqyrtim edhe ligjin për huamarrjen shtetërore. Cënon transparencën mbi borxhin, i jep pushtet mbi kuvendin ministrit të Financave

Postuar në 17 Janar, 2015 04:40

Presidenti Nishani ka kthyer për rishqyrtim në kuvend ligjin për huamarrjen shtetërore, i cili autorizon në mënyrë absolute Ministrin e Financave në marrjen e borxhit të huaj dhe atë të brendshëm. Presidenti thotë se në çdo rast të marrjes së borxhit  të brendshëm apo të jashtëm, referuar kufirit, kushteve dhe mënyrës së marrjes së borxhit duhet të merret miratimi nga Kuvendi. Sipas tij në rastin konkret të ndryshimeve ligjore, jo vetëm nuk ekziston një përqasje me standardet ndërkombëtare siç pretendohet, por është prekur në mënyrë të qartë pushteti i Kuvendit i njohur në Kushtetutë. Kreu i shtetit sqaron se të gjitha ndryshimet tregojnë një diskrecion të ekzekutivit për të vendosur për mënyrat dhe kushtet e marrjes së borxhit, gjë e cila tregon për një mungesë të plotë transparence në menaxhimin e borxhit dhe të fondeve publike dhe një cënim të pushtetit të Kuvendit të përcaktuar në Kushtetutë. Po ashtu në relacionin shoqërues të dekretit thuhet se rregullimet ligjore në ligjin për huamarrjen shtetërore janë rezultat i një interpretim të gabuar të neneve 121, 156 dhe 159 të Kushtetutës dhe si rezultat përbëjnë një cënim të rëndë të saj dhe të parimeve të saj.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.