Athina afrohet me Prishtinën. Ambasadorja Athanassiadou: ‘Në princip nuk e përjashtojmë njohjen’

Postuar në 17 Janar, 2015 06:47

Greqia nuk e përjashton njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Gazeta “Express” bën me dije se shefja e Zyrës Diplomatike të Greqisë në Kosovë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou tha se shteti i saj ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por nuk e përjashton një mundësi. “Në princip nuk e përjashtojmë njohjen”, tha Athanassiadou, në një ligjëratë para studentëve të kolegjit AAB. Ajo tha se nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, Greqia është vendi që ka qenë më fleksibil. Athanassiadou shtoi se Greqia edhe pse nuk e ka njohur Kosovën, e ka ndihmuar në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare. Ajo ka përmendur anëtarësimin e Kosovës ë FMN në vitin 2009, ku Greqia kishte votuar pro, derisa në vitin 2011 kishte përkrahur anëtarësimin në BERZH. Diplomatja greke tha se Kosova ka një përspektivë euroatlantike, të cilën shteti i saj do ta përkrah.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ambasadorja-greke-ne-prishtine-nuk-e-perjashton-njohjen-e-kosoves-74131/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.