Belgjika blindon objektet e rëndësisë së veçantë dhe lagjen hebreje. Ndalohet xhihadisti, rezident në Greqi, ndoshta kreu i rrjetit të terrorit

Postuar në 17 Janar, 2015 08:05

Agjencia e lajmeve italiane “Ansa” ka bërë me dije se forcat e policisë belge gjatë një operacioni blic kanë ndaluar një shtesat me rezidencë greke. Sipas autoriteteve policore, ai dyshohet të jetë bashkëpunëtor i celulës xhihadiste zbuluar në Verviers, të Belgjikës të enjten e kaluar. Mediat belge sipas “Ansa” njoftuan sot se pas saj fshihet një mashkull 27-vjeçar i lagjes Molebeek, komunë e Brukselit, bastion i islamit në kryeqytetin belg. Abou Soussi është emri i tij, ku përpara se të vendosej në Greqi, kishte shkuar në Siri për të luftuar me formacionet e Isis. Nga ana tjetër, “La Stampa” njofton se Soussi mundet të jetë kreu i terrorit të Isis. I njëjti burim thotë se ai kishte shkuar në Siri për të luftuar me Kalifin. Në Jemen janë arrestuar 2 francezë të dyshuar se kanë lidhje me Al Kaedën. Policia e ka zbuluar atë nëpërmjet kasetave regjistruese. Ndërkohë në Belgjikë, kjo e shtunë nisi me aplikimin e paketës së masës së sigurisë nga qeveria, e cila ka të bëjë me vendosjen e rreth 300 ushtarë në ruajtjen e objektivave më të ndjeshme ndaj sulmeve nga terroristët, në qytetet e Brukselit dhe Antwerp, përfshirë ambasadat dhe ndërtesat në lagjen hebreje. Është hera e parë që në 30 vjet, Belgjika përdorur ushtrinë për të përforcuar punën e policisë. Qeveria ka ngritur trefish nivelin e vigjilencës, pas blicit policor në Verviers kundër një celule xhihadiste.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2015/01/15/belgiooperazione-antiterrorismo2-morti_84bc5f8b-3371-4d5d-a64b-783d38e1fdd4.html

 

http://www.lastampa.it/esteri?refresh_ce

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.