“Neologjizmat” e politikës...Nga “bllokqenët” te “lëngu i fasuleve”

Postuar në 18 Janar, 2015 08:04

Më e fundit ishte dje: “Partia Siçiliste” quhet. Është fjala për përkufizimet që ish-presidenti i vendit dhe ish-kryeministër, Sali Berisha, i bën opozitës së majtë. Në 24 vjet karrierë dhe përballje politike, mund të konsiderohet padyshim si krijuesi i pakonkurueshëm i neologjizmave stigmatizuese ndaj kundërshtarit, që ngjajnë si epitoma në imazhin publik të PS-së. Dhe nuk janë pak: Bllokqenë, zullumqarë, Kallash Parlamenti, ansambli “Babëzia”, zemunarë, për të vijuar me klane të emërtuara nominalisht, sipas rastit dhe sipas koniunkturës, lesh e li për LSI-në, padrino për Fatos Nanon, sovjetiku i fundit për Servet Pëllumbin, partia e Konstandinit, klosarë, ushtari i mirë Klos...etj. Është një KPD e zhvilluar pandalshëm me një gjuhë që pajton thashethemin me sintezën intuitive që rëndom “zhvillohet poshtë”, fletërrufenë me letrën anonime të mesazheve të “koduara. Për ironi këtë lloj kulture, apo stili në politikën shqiptare, e pagëzoi Fan Noli me “kolltukofagët” e famshëm dhe “bejlurçinën”, karikaturizime leksikore të kundërshtarit që e shihte si kampion të regresit. Ironike, sepse ish-presidenti sillet si admirues i ish-mbretit Zog, një personalitet shumë më pak i zhurmshëm dhe shumë më i matur. Më të kufizuar kanë qenë kundërshtarët; diku një Doktor i Zi nga Fatos Nano dhe Plaku Mere në fushatën e fundit. Pa harruar gjithsesi “lëngun e fasuleve” që solli nga dhjetori ’90 Skëndër Gjinushi në intervistën e fundit te “Dita”.
s.z

Comments

Submitted by Titus (not verified) on

Kjo qenia ne foto meriton te studiohet nga shkenctare,por akoma me shume studim kerkojne dhe qeniet qe i shkojne mbrapa!

Ky eshte njelloj si librat fetare,ku ata qe i ndjekin nuk bejne pyetje nuk kane dyshime,vetem bindje dhe besim deri ne veteflijim.

Cilido qe mund te te ishte ne vend te tij ne 91,s'ka rendesi kush,cilido ky vend do ishte me  i mire.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Keni harruar "Doktor Rrumpalla" qe ia ngjiti Edvin Kristaq Rama.

Submitted by Dardan (not verified) on

Gjithashtu eshte edhe "shpellar" i Fatos Nanos, "Esat Pashai" i Edi Rames, "kriptokomunistet" , "sockomocet", "kleptokomunistet"  "ediskobar" te Berishes dhe shume te tjera.  Por eshte edhe "ksenobythlepiresit" qe e kam "shpirkur" vete per te gjithe politikanet qe u bje zalia dhe tengelikja per nje cike pastrim kepuce te huaj.

Submitted by Licovuni (not verified) on

Gjynah, shume gjynah te vjen per ata qe e degjojne dhe i shkojne pas.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.