Thaçi u kërkon familjeve rome në Mal të Zi që të kthehen në Kosovë

Numri 2 i qeverisë së Kosovës dhe numri 1 i diplomacisë së saj, Hashim Thaçi u kërkon familjeve rome të shpërngulura në Mal të Zi që prej periudhës së luftës, që të rikthehet. Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi bën të ditur se u ka bërë thirrje këtyre familjeve që të kthehen në vendin e tyre pasi Kosova ka ndërtuar “një shtet ku çdo qytetar i saj mund të ndihet krenar me identitetin e vetë dhe të sigurt për të ndërtuar jetë të lumtur”.
“Sa isha në Podgoricë, po ashtu u takova me familjarë romë me prejardhje nga Kosova e të ikur që më 1999 në Mal të Zi. Shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën të kthehen, por uzurpimi i pronave, paragjykimi për siguri të mangët apo mungesa e dokumenteve ua pamundësojnë kthimin. Dy qeveritë tani kanë filluar procesin e pajisjes me dokumente ndërsa edhe programi i përkrahjes për ata që kthehen tanimë është aprovuar”, ka shkruar Thaçi.
n.k
Add new comment