Elbasan, Këshilli i Qarkut i jep Myftinisë titullin “Nderi i Qarkut”

Këshilli i Qarkut të Elbasanit ka vlerësuar me titullin “Nderi i Qarkut Elbasan” Myftininë e Elbasanit. “Propozimi i Kryetarit të Këshillit të Qarkut z. Eugen Isaj, në mbledhjen e zhvilluar më 14.01.2015, për dhënien e titullit “Nderi i Qarkut Elbasan”, Myftinisë, me motivacionin “Për aktivitetin social dhe human, për kontributin e madh dhënë në ndihmë të komunitetit, në të gjithë qarkun e Elbasanit”, është miratuar unanimisht nga këshilltarët e pranishëm”, thuhet në njoftimin që publikon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Dhënia e ndihmës financiare dhe materiale për më shumë se 400 fëmijë në nevojë, organizimi i shumë aktiviteteve bamirëse në Qarkun e Elbasanit, ndërtimi i mbi 8 qendrave shëndetësore në të gjithë qarkun, ndërtimi dhe rikonstruktimi i mbi 5 shkollave si dhe hapja e rreth 150 puseve të ujit, trajtimi me ndihmë ekonomike i rreth 400 fëmijëve jetimë, janë disa nga kontributet që kanë motivuar këtë titull.
s.z
Add new comment