Gjyqtari që liroi vrasësin Muhaj, i dekretuar nga Nishani për Gjykatën e Lartë

Mësohet se relator i çështjes në Apel që liroi Arben Muhajn ishte gjyqtari Sokol Ngresi. Ky i fundit u dekretua nga presidenti Bujar Nishani për Gjykatën e Lartë, ndërsa dekreti u rrëzua nga parlamenti me 76 vota pro në 30 tetor të vitit 2014. Vrasja e 51-vjeçares Teuta Muhaj do të ishte parandaluar nëse Gjykata e Apelit të Vlorës nuk do të kishte lënë të lirë bashkëshortin e saj Arben Muhaj të dënuar me 3 vjet për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, por që vuajti vetëm 8 muaj. I njohur për temperamentin e dhunshëm, Muahj aktualisht do duhej të ishte duke kryer dënimin në burgun e Rrogozhinës pasi më 15 Maj të vitit 2014 u dënua me 3 vjet heqje lirie për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Por një vendim i shkallës së dytë të gjykimit nga Apeli i Vlorës do ta lindte të lirë atë më 14 Janar të këtij viti. Vetëm katër ditë në liri ai kreu krimin e radhës duke lënë viktimë bashkëshorten e tij.
a.k
Comments
Po te kish kryer denimin,
<p>Po te kish kryer denimin, gruaja e tij do jetonte dhe dy vjet te tjera. Problem nuk eshte gjyatesi por mentaliteti shqiptar per gruan qe e konsideron ate per prone te tij, mentalitet qe ku me shume e ku me pak eshte i perhapur ne nje mase te madhe te shoqerise shqiptare. Pa emancipimin e shoqerise g=fatkeqeisht do kemi te tilla ngjarje hera heres. </p>
Add new comment