Doshi e Prifti në biznesin e vezëve. Pularia e Koplikut që sfidoi çmimet e tregut, shkruan Monitor

Postuar në 19 Janar, 2015 09:11

Revista Monitor “zgjidh misterin” e zhvillimeve të fundit në tregun e brendshëm të vezëve. Deputeti socialist, Tom Doshi, së bashku me ish-deputeti Dritan Prifti, i kanë hyrë këtij biznesi, me një pulari në Koplik, me emrin Beata. Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Beata është regjistruar në QKR në prill 2014, me zyra qendrore në Koplik të Malësisë së Madhe. Aktiviteti kryesor i saj është “Pulari, prodhim vezesh, shitje vezesh, import eksport produktesh bujqesore, baze ushqimore per blegtori dhe shpendë”, ku fillimisht, aksioner i kompanisë ishte ortaku i vetëm Petrit Maho. Në maj 2014, Beata-s iu shtuan dhe tre aksionerë të rinj, teksa Maho u shiti 70% të aksioneve  z.Tom Doshi (deputet në Partinë Socialiste), Dritan Prifti (aktiv në politikë deri para pak kohësh) dhe z.Klodjan Mema.

Aktualisht struktura e aksioneve, sipas QKR është:

-Petrit Maho-30%

-Tom Doshi- 35%

-Dritan Prifti-25%

-Klodjan Mema-10%

Kjo kompani ka hedhur së fundmi në treg produktin e vet, duke konkurruar me çmime të ulëta dhe sfiduar konkurrentët e tjerë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.