"Pse Zoti lejon që gjëra të këqija t’u ndodhin fëmijëve?” Papa Françesku: “Një pyetje për të cilën nuk ka përgjigje”

Postuar në 19 Janar, 2015 10:58

“Ka shumë fëmijë të cilëve u mohohen prindërit. Ka gjithashtu shumë të tjerë që bëhen viktima dhe shumë gjëra të tmerrshme u ndodhin atyre si droga apo prostitucioni. Pse Zoti lejon që gjëra të tilla të ndodhin?”. Janë pyetje që një 12 vjeçare nga Manila, Glyzelle Palomar, i ka drejtuar Papa Françeskut gjatë një ceremonie me rastin e 400 vjetorit të Universitetit Katolik në kryeqytetin e Filipineve. 12 vjeçarja e ka kaluar vetë mundimin e rrugës dhe lypjen dhe sot shtron këtë pyetje që duket se nuk ka përgjigje. “Ajo është e vetmja që ka bërë një pyetje për të cilën nuk ka përgjigje dhe nuk ishte madje në gjendje as të thoshte me fjalë, por përmes lotëve”, tha Papa Françesku, popullariteti i të cilit është ndër më të lartët. Duke zgjedhur një përgjigje shumë afër njerëzores dhe larg spekulimit, kreu i Vatikanit fton kështu për solidaritet më të madh, ftesë që bëhet më urgjente se asnjëherë edhe po të sjellim ndërmend të dhënat e fundit, sipas të cilave rritja e pabarazisë po kthehet në simptomë të sistemit. 1% e të pasurve do të zotërojë 60% të pasurisë globale vetëm në vitin 2016, shifër kjo që vetëm për stabilitet nuk paralajmëron.
http://www.cnn.com/2015/01/19/asia/philippines-pope-street-c...
s.z

Comments

Submitted by Ne gjeometri nu... (not verified) on

<p>Mijera vjet me te njejtat pallavra dhe poshtersira. Rrine sa rrine, shpikin ndonje helm tjeter per mendjen dhe dinjitetin njerezor. Loja e frikes, e asaj qe nuk dihet, ka sjelle vec mjerim dhe erresire. Lufte dhe vuajtje. Z. Pape, jeni me te moderuar se ISIS, po ne thelb nuk jeni ndryshe, nje kombinim i injorances (se atyre qe besojne) me dhunen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.