Rënie e mëtejshme e çmimit të naftës? Irani deklaron se nuk cenohet edhe me çmim 25$\barrelë

Postuar në 19 Janar, 2015 11:35

Parlajmërimet e bëra në media të ndryshme në ShBA, sipas të cilave çmimi i naftës mund të kapë edhe shifra si 20$\barrelë, është një realitet i pritshëm, që po përllogaritet si faktor në vende të goditura nga kjo gjë, si Irani. “Reuters” njofton se ministri për Naftën i Iranit, Bijan Zanganeh ka deklaruar se industria e naftës e vendit të tij, mbetet e paprekur edhe nga një çmim 25$\barrelë(http://www.reuters.com/article/2015/01/19/us-iran-oil-idUSKB...). Çka nënkupton se ulja e mëtejshme e çmimit po pritet dhe se ajo po lexohet në një prizëm politik nga disa vende. Është folur më herët se loja e çmimeve që po ndiqet nga furniziesit kryesorë si Arabia Saudite dhe Kuvajti godet Rusinë, Venezuelën dhe Iranin. Mirëpo është edhe një faktor tjetër në lojë: Shteti Islamik. Që në mes të dhjetorit “FoxNeës” analizonte nëse rënia e çmimit të naftës do të ndikonte ose jo të ardhurat e organizatës terroriste dhe financat e saj, kur dihet që një nga të përfitimet e saj është pikërisht nafta e nxjerrë në territore të kontrolluara prej saj. Në muajt shtator-tetor 2014 doli një raport zyrtar në ShBA sipas të cilit ISIS fiton 2mln$\ditë nga shitja e naftës. Sipas analistit Mark Stys rënia e çmimeve nuk e prek ISIS në një plan afatshkurtër. “ISIS shiste me çmim 40$\barrelë kur çmimi ra nga 85$\barrelë në 60$\barrelë. Dhe duhet të presim që ata të shesin me ulje tjetër çmimi”, shprehet ai(http://www.foxnews.com/world/2014/12/15/will-falling-oil-pri...). Me çmimin aktual 50$\barrelë çështja gjithsesi ndërlikohet për organizatën, nëse do të besojmë se të ardhurat e saj janë nga nafta.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.