Kuvendi voton pro dy komisioneve hetimore që kërkon opozita. Kryetarë të tyre, Ristani dhe Pollo

Postuar në 19 Janar, 2015 13:24

Kanë marrë miratimin e Parlamentit në seancën e parë të këtij sesioni, dy komisionet hetimore të kërkuara nga PD. Komisioni Hetimor për serverin e tatimeve me kryetar Arben Ristanin mori 121 vota pro, ndërsa Komisioni Hetimor për largimet dhe shkarkimet në administratë me kryetar Genc Pollon mori 120 vota pro. Të dy komisionet ishin votuar më parë, por për shkak të mos prezencës së PD për 5 muaj në Parlament u shtynë afatet e tyre dhe u vendosën emrat e kryetarëve nga Partia Demokratike.

Votimi me konsensus i të dy komisioneve u paralajmërua në fillim të seancës plenare nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Përveç emrave të krerëve të dy komisioneve u votuan edhe anëtarët e tjerë të tyre. Për hetimet  mbi serverin e tatimeve, anëtarë opozitës do të jenë Florian Mima, Jorida Tabaku, Helidon Bushati, ndërsa për largimet dhe shkarkimet në administratë, do të jenë Voltana Ademi, Kletis Kruja, Alban Zeneli.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.