Përgjimi, veprimtari që nuk njeh tranzicion në Shqipëri. Nga 1 prilli 2013-31 mars 2014, u përgjuan 5 788 persona vetëm përmes “Vodafone”

5 788 persona janë përgjuar vetëm përmes komunikimeve telefonike që sigurohen nga operatori “Vodafone” për periudhë 1 prill 2013-31 mars 2014. Kjo është bërë e ditur sot në një seancë dëgjimore nga komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Sipas raportimeve të “Ora-News” këto të dhëna janë vënë në dispozicion nga vetë operatori “Vodafone”, pasi institucione si Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit, refuzojnë meqenëse e konsiderojnë këtë sekret shtetëror. Dhe nëse kjo gjë do të konsiderohet ende sekret shtetëror, do të merret vesh pas 15 ditësh kur komisioneri Besnik Dervishi do të vendosë. Në rast se jo, njerëzit do të kenë të drejtë nëse ky shtet e ka përgjuar apo jo.
http://www.oranews.tv/vendi/5-800-persona-te-pergjuar-nga-nj...
s.z
Add new comment