Zbulohen pesë skelete në Amfipolis, Selanik. Dy prej të varrosurve mund të jenë gjeneralë të Aleksandrit të Madh

Postuar në 20 Janar, 2015 03:20

Ministri grek i Kulturës njoftoi se shkencëtarët kanë zbuluar se në varrin monument në Amfipolis pranë Selanikut, prehen 5 persona. Nga përfundimi i ekspertizës makroskopike të eshtrave të gjetura, rezultoi se numri minimal i personave që u identifikuan nga mbeturinat skeletore, u korrespondon pesë personave, katër prej të cilëve janë varrosur dhe një tjetër është djegur. Të vdekurit e varrosur janë një grua, dy burra të moshës së mesme dhe një foshnje e porsalindur. Sipas njoftimit të ministrisë së kulturës, mbeturinat skeletore të varrit përbëhen nga rreth 550 eshtra, një kafkë në gjendje mjaft të mirë etj. Gruaja në të 60-tat, ka shenjë të osteoporozës dhe një gjatësi 157 cm. Dy burrat janë të moshës mes 35 dhe 45 viteve, me gjatësi 162 dhe 168 cm, dhe më i riu prej tyre ka vdekur nga një plagë thike. Nuk mungojnë spekulimet se meshkujt mund të jenë gjeneralë të Aleksandrit të Madh.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.